Lidhje

Mijëra emigrantë të vdekur në Mesdhe në 2016


Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha sot se rreth 3,000 emigrantë kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit 2016 në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe.

Organizata tha se kjo shifër nuk përfshin të paktën 10 trupa që pritet të nxirren nga deti në ditët e ardhshme, ndërkohë që një anije tjetër me emigrantë pritet të arrijë në Kalabri.

Më shumë se 800 emigrantë arritën dje, duke e çuar numrin e emigrantëve dhe refugjatëve që kanë ardhur në Evropë në vitin 2016 në 242,179, sipas kësaj organizate.

Shifrat janë rritur ndjeshëm këtë vit krahasuar me vitin 2015.

Organizata për Migrimin ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për urgjencën e kësaj krize. Sipas saj, në katër muajt e fundit nga udhëtimi nëpër Mesdhe kanë vdekur mesatarisht 20 emigrantë në ditë.

XS
SM
MD
LG