Lidhje

Emisari amerikan i procesit të paqes shkon përsëri në Lindjen e Mesme

  • Dejvid Gollast

Emisari amerikan i procesit të paqes shkon përsëri në Lindjen e Mesme

Emisari amerikan i procesit të paqes shkon përsëri në Lindjen e Mesme

Administrata Obama do të dërgojë përsëri në Lindjen e Mesme emisarin e saj të paqes, Xhorxh Miçëll këtë javë, megjithë ngecjen e procesit për shkak të ndërimit të vendbanimeve izraelite. Departamenti i Shetetit tha dje se synimi amerikan për një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve brenda një viti është i realizueshëm. Korrespondenti i Zërit të Ameriks, Dejvid Gollast, nga informon na sjell hollësi nga Departamenti i Shtetit.

Zyrtarët e departamentit pranojnë sprapsjen taktike për shkak të nbërtimit të vendbanimeve, por këmbëngulin se ajo nuk e dekurajon administratën të ndjekë rrugën e zgjidhjes me dy shtetet të konflintit në Lindjen e Mesme deri në fund të vitit të kaluar.

Departamenti i Shtetit u shpreh mbrëmë se përpjekjet për ta bindur Izraelin të përtërijë moratoriumin për pjesën më të madhe të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, si mënyrë për të rifilluar bisedimet e drejtpërdrejta mes palëve, kanë dështuar.

Administrata Obama i kishte ofruar Izraelit një paketë ndihme ushtarake dhe stimuj diplomatikë për të rinovuar moratoriumin që skadoi në shtator. Por Kryeminisrti izraelit, Benjamin Netanyahu, megjithëse e pranoi këtë ide, nuk ishte në gjendje të bindë anëtarët konservatorë të kabinetit të tij që ta pranonin ofertën.

Oferta e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë Izraelit 20 avionë luftarakë F-35 në shkëmbim për zgjatjen e moratoriumit edhe për tri muaj, tashmë është tërhequr. Shtetet e Bashkuara do të përpiqen tani të ngushtojnë divergjencat mes palëve për çështjet kyçe, përfshirë kufijtë e shtetit Palestinez.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P.J. Krouli tha me rastin e njoftimit të misionit Miçëll se çështja e pezullimit të vendbanimeve ka lënë në hije çështjet më të mëdha dhe se ka ardhur koha për të ndryshuar taktikë.

"Ne gjithmonë kemi mbështetur negociatat e drejtpërdrejta si të vetmen mënyrë për të arritur marrëveshje dhe nëpërmjet saj t’i jepet fund konfliktit. Kjo mbetet pikpamja jonë. Ne e kemi shqyrtuar me seriozitet moratoriumin si mekanizëm nëpërmjet të cilit ne do të bënim përparimin e dëshiruar. Por jemi në një moment që pas përpjekjesh intensive, ne kemi arritur në përfundimin se veçanërisht ky kurs veprimi nuk do të japë rezultat. Prandaj dhe ne kemi vendosur të ndërrojmë drejtim”.

Palestinezët kanë refuzuar të vazhdojnë bisedimet e drejtpërdrejta me Izraelin që u zhvilluan shkurtimisht në shtator, pa një moratorim tjetër për ndërtimin e vendbanimeve. Zëdhënësi Krouli tha se Shtetet e Bashkuara nuk “pranojnë si të ligjshëm” vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve dhe do të vazhdojnë ta shprehin këtë qendrim.

Para udhëtimit të zotit Miçëll në Lindjen e Mesme do të zhvillohen takime veçazi me negociatorët izraelitë dhe palestinezë. Lajmet bëjnë të ditur se ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak dhe negociatori palestinez Saeb Erekat do të vizitojnë Uashingtonin gjatë ditëve të ardhëshme.

Xhorxh Miçëll, ish udhëheqës në Senatin amerikan dhe i dërguari për bisedimet e paqes në Irlandën e Veriut pritet të vizitojë shtetet aleate arabe, krahas kontakteve me të dy palët, për t’i informuar ata për ndryshimin më të fundit të diplomacisë amerikane.

XS
SM
MD
LG