Lidhje

Ceremonia e përvitshme e çmimeve Emmy


Mbrëmë në Los Anxhelos u mbajt ceremonia e përvitshme e çmimeve Emmy që nderon arritjet më të mira në industrinë e televizionit.

Çmimin e parë si drama më e mirë e mori seriali televiziv “Breaking Bad”, që tregon historinë e një mësuesi, i cili shndërrohet në një drogmen brutal.

Ndërsa me çmimin e parë të komedisë më të mirë u nderua filmi i rrjetit ABC “Modern Family” për të katërtin vit radhazi.

Ajo që u konsiderua si surpriza e mbrëmjes, ishte fitorja e çmimit aktori më i mirë nga Jeff Daniels, për portretizimin e një spikeri televiziv në filmin “The Newsroom”. Një tjetër kandidat për këtë çmim ishte Bryan Cranston, aktori kryesor i filmit tjetër televiziv “Breaking Bad”, i cili e ka fituar tri herë të tjera këtë çmim.

Çmimin e aktores më të mirë në zhanrin e dramës e fitoi për herë të dytë radhazi, Claire Danes, për interpretimin e rolit të një agjenteje të CIA-s me sëmundjen dypolare, në dramën me temën e terrorizmit “The Homeland”.

Me çmimet e para për aktorët komikë u nderuan Jim Parsons, për interpretimin në komedinë “The Big Bang Theory” dhe Julia Louis-Dreyfus për interpretimin në komedinë “Veep”.
XS
SM
MD
LG