Lidhje

Ende e paqartë origjina e bakteries E. Koli


Ende e paqartë origjina e bakteries E. Koli
Ende e paqartë origjina e bakteries E. Koli

Zyrtarë gjermanë thonë se testet paraprake tregojnë se lakra nga një fermë organike në veri të vendit nuk është shkak i shpërthimit të epidemisë së E kolit, nga e cila deri tani kanë vdekur 22 njerëz dhe janë infektuar më shumë se 2 mijë e 200 të tjerë.

Ministria e bujëqësisë e Shtetit të Saksonisë së Poshtëme tha sot se 23 deri në 40 mostra u morën nga ferma e dyshuar, dhe testet e kryera dolën negative. Përveç një gruaje e cila vdiq në Suedi mbasi vizitoi Gjermaninë, të gjitha rastet e tjera kanë qenë në Gjermani.

Autoritetet e shëndetësisë thonë se shumica e të infektuarve janë në Gjermani. 11 vende të tjera europiane dhe Shtete e Bashkuara kanë njoftuar për 90 njerëz të infektuar, dhe thuajse të gjithë kanë qenë kohët e fundit në Gjermaninë veriore.

Ministrat e Bujqësisë të Bashkimit Europian do të takohen nesër në Luksemburg për të diskutuar krizën dhe ndikimin e saj në ekonomi, ku përfshihet dhe bllokimi që u ka bërë Rusia të gjitha perimeve nga BE. Ministrat në takimin e nesërm do të bisedojnë se si të kompesojnë fermerët e prekur nga epidemia e E colit.

Zyrtarët gjermanë fillimisht cilësuan si shkak të epidemisë, domatet, sallatën jeshile dhe sallatorin e importuar nga Spanja.

XS
SM
MD
LG