Lidhje

Ende e rënduar situata në veri të Shqipërisë

  • Pëllumb Sulo

Ende e rënduar situata në veri të Shqipërisë

Ende e rënduar situata në veri të Shqipërisë

Situata në Veri të Shqipërisë ka vazhduar edhe sot të jetë e rënduar, ku mbrëmë vonë qeveria shpalli situatën e fatkeqësisë natyrore. Per shkak të vazhdimit borës dhe erës, edhe sot helikopterët nuk kanë mundur të përfshihen në operacionet për shpërndarjen e ndihmave ushqimore, për mijra banorë të izoluar prej gati dy javësh. Më e rënduar situata është në Dibër, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Shkodër e Malësi e Madhe, ku një pjesë e madhe e rrugëve kombëtare vazhdojnë të jenë të bllokuara prej tre ditësh, ndërkohë që rrugët që shkojnë drejt komunave malore janë tërësisht pakalueshme. Nderkohe, probleme janë shfaqur edhe në komunitetin rom, që jeton në baraka plasmasi, në periferi të Shkodrës.

XS
SM
MD
LG