Lidhje

Ende i paqartë mesazhi i protestës “Zaptimi i Wall Street-it”

  • Piter Fedinski

Ende i paqartë mesazhi i protestës “Zaptimi i Wall Street-it”

Ende i paqartë mesazhi i protestës “Zaptimi i Wall Street-it”

Parë nga larg, protesta “Zaptimi i Wall Street-it” në Nju Jork duket se është një grumbullim njerëzish që sillen rrotull. Por një vështrim më i kujdeshëm shfaq pamjen e një grupi të përzier individësh - disa të veshur mirë e të fisëm, disa të çrregullt e origjinalë në paraqitjen e tyre, ka nga ata që vijnë vërdallë e ata që janë të impenjuar, muzikantë dhe tamburexhinj- fatkeqësia e banorëve të zonës pranë; pastrues e hamallë, të hallaktur, gjumashë, njerëz me maska, këngëtarë në karrierë, si dhe ata që i bashkohen peticionit të ngritur prej tyre.

Kamerat përhapën pamjet anemban globit. Xhoel Goldentier e Karolinës së Veriut thotë se media u përqëndrua tek tipat e veçantë të protestës duke injoruar mesazhin e saj.

“Do të doja të dëgjoja më shumë nga njerëzit e thjeshtë. Në se dëgjon se çfarë ata thonë, secili shfaq pikpamjen e tij në një mënyrë të ndryshme, çka tregon se ata nuk thonë përmendësh një ideologji të caktuar. Ata flasin hapur e sinqerisht”.

Protestuesit nuk i bashkon ndonjë çështje e përbashkët.

Anëtarët e sindikatës kritikojnë praktikat jo të drejta të punës të një korporate të madhe. Ky njeri do që të arrestohen bankierët në emër të Jezu Krishtit. Ky tjetri akuzon politikanët se janë shitur tek korporatat. Të tjerë duan që njerëzit të realizojnë ëndrrat e tyre. Këto gra protestojnë kundër dënimit me vdekje dhe ndaj asaj që një prej tyre e quan kontrolli i korporatave mbi arsimin. Këta të rinj i referohen teorisë së Konfucit për kepërdorimit të pasurisë.

Duke e përqëndruar inatin e tyre tek Wall Street-i, protestuesit ngrenë çështjen e pasurisë. Ata thonë se shumica e pasurisë kontrollohet padrejtësisht nga 1% e amerikanëve të pasur. Ekonomisti Laurenc Brahm akuzon korporatat se përdorin ndihmesën gjatë fushtave elektorale për të blerë si shkëmbim ndere nga politikanët.

“E gjithë poltika jonë është kthyer në një ndeshje ku të gjithë bërtasin: ai është socilist, ai është kapitalist, ai është republikan, ai është demokrat. Unë jam amerikan. Unë dua të shoh vendin tim më mirë dhe për mua nuk ka rëndësi nëse je i majtë, apo i djathtë, të dyja krahët kanë shkurtuar vende pune. Njerëzit janë pa punë, ndaj jam këtu”.

Flamuri amerikan dhe një me simbolet e korporatave shumëkombëshe valëviten krahas flamurit të zi të anarkisë, flamujve të Kinës, Puerto Rikos dhe ... kujtdo tjetër. Kjo i jep përgjigje pyetjes së ngritur “Pse je këtu”?

“Ajo që është e përbashkët është se ne të gjithë duam një shoqëri më të ndershme, me më pak racizëm, më pak luftë, më pak pabarazi mes të pasurve e të varfërve”.

Wall Street-i i ka injoruar deri tani protestat dhe Uashingtni nuk ka ka folur konkretisht për ankesat e shumta të protestuesve. Lëvizja nuk ka udhëheqës dhe as program, ndaj kushdo shpreh shpresat dhe ankthet e tij duke u bashkuar si t’a shohë të arsyeshme. Për disa kjo lëvizje është anarki, për disa të tjerë demokraci...!

XS
SM
MD
LG