Lidhje

Rama: Zgjedhjet e ardhshme lokale janë të kërcënuara

  • Armand Mero

Rama: Zgjedhjet e ardhshme lokale janë të kërcënuara

Rama: Zgjedhjet e ardhshme lokale janë të kërcënuara

Në Shqipëri, kryetari i opozitës Edi Rama tha se votimi i mbrëmshëm vërtetoi se shumica i ka vjedhur votat duke paralajmëruar se sipas tij zgjedhjet e ardhshme lokale janë të kërcënuara. Ai i bëri komentet pas rrëzimit nga parlamenti të kërkesës së partisë socialiste për hetimin e zgjedhjeve.

Kryetari socialist tha se opozita nuk do të heqë dorë nga transparenca e zgjedhjeve pa shpjeguar se si dhe në c’mënyrë mendon ta rrijë këtë kur tanimë rruga e hetimit parlamentar është e mbyllur. Shumica e djathtë votoi mbrëmë kundër, duke argumentuar se kërkesa e socialistëve ishte e bazuar vetëm në dyshime dhe jo në fakte e prova sic kërkon legjislacioni, tha kryeministri Sali Berisha.

Parlamenti rrëzoi mbrëmë pas mesnatës me votat e së djathtës propozimin e partisë socialiste për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e qershorit të 2009, pas një seance maratonë duke këputur çdo shpresë për zgjidhjen e një krize që zgjat prej një viti e gjysëm.

Palët u ndanë me njëra tjetrën në interpretimet juridike. Sipas shumicës nuk mund të hetohet duke ngritur vetëm dyshime dhe pa fakte, ndërkohë që socialistët deklaruan se kërkesa e tyre ka mbajtur parasysh vetëm rezolutën e Parlamentit Europian dhe deklarimet e vetë kryeministrit për hetimin e materialeve zgjedhore.

XS
SM
MD
LG