Lidhje

Ende shpresa për një qeveri uniteti në Greqi


Udhëheqësit e partisë socialiste dhe konsevatore në Greqi u takuan sot në Athinë në një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje për një qeveri koalicioni.

Udhëheqësi socialist Evangelos Venizelos dhe kreu i partisë konservatore Antionis Samaras e dinë se dështimi në arritjen e marrëveshjes mund të rrezikojë anëtarësimin e vendit në eurozonë.

Pas takim, zoti Samaras u tha anëtarëve të partisë së tij, se “po luftojmë për formimin e një qeverie dhe se ende ka shpresa”.

Ndërkohë dje, Venizelos tha se është bërë përparim drejt formimit të një qeverie uniteti, pasi Radikalët e Majtë dhe konservatorët e partisë Demokracia e Re dështuan ta arrinin këtë.

Zoti Venizelos, partia PASOK e së cilit u rradhit e treta në zgjedhjet e së dielës, tha se janë hedhur hapa në bisedimet e tij me anëtarët e Demokratëve të Majtë, një parti e vogël e krahut të majtë që ka vota të mjaftueshme për t’i dhënë atij shumicën e nevojshme për të drejtuar.

Në se marrëveshja nuk arrihet, Presidenti Carolos Papoulias do të detyrohet të thërrasë të gjitha partitë për të formuar një koalicion të emergjencës.

Në se kjo nuk arrihet deri në datën 17 maj, do të zhvillohen zgjedhje të reja.

XS
SM
MD
LG