Lidhje

ENEMO: Parregullsitë në zgjedhje dëmtuan besimin te proceset demokratike


ENEMO: Parregullsitë në zgjedhje dëmtuan besimin te proceset demokratike

ENEMO: Parregullsitë në zgjedhje dëmtuan besimin te proceset demokratike

Rrjeti Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, ENEMO, ka vlerësuar se parregullsitë gjatë zgjedhjeve për Parlamentin e Kosovës e kanë dëmtuar rëndë besimin në proceset demokratike. Këto përfundime janë pjesë e raportit të kësaj organizate e cila ka vëzhguar zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2010, të cilat u stërzgjatën për shkak të parregullsive të shfaqura.

Në raport thuhet se shkelja e privatësisë së votës dhe votimi në grup, ishin dukuri dhe jo rast i veçantë, ndërsa konstaton shkelje serioze të procedurave, të cilat nuk janë penguar nga personeli në nëpër qendrat e votimit. Në raport thuhet se këto parregullsi dhe dyshimet për mashtrime, japin një pasqyrë të zymtë të procesit të zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa vihet theksi edhe tej rastet e trysnisë dhe frikësimit të vëzhguesve vendas.

ENEMO u ka bërë thirrje autoriteteve për një hetim të pavarur të të gjitha shkeljeve zgjedhore dhe ndjekjen e përgjegjësve. Organizata rekomandon masa kundër mashtrimeve, votimit në grup, falsifikimit të nënshkrimeve në listat e votuesve etj.

Aktualisht në Kosovë, parlamenti ka ngritur një komision të veçantë për reformën e procesit të zgjedhjeve në përpjekje për të shmangur përsëritjen e problemeve të shfaqura në zgjedhjet e deritashme.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG