Lidhje

Bashkëpunimi energjitik Shqipëri - Kosovë mes sfidash teknike


Autostrada energjitike është një projekt që po realizohet shpejt midis Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ekspertët e të dy vendeve biseduan për investimet teknike dhe rregullimin e tregjeve. Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se të dy vendet po projektojnë zona të lira ekonomike, bashkëpunimin në shumë fusha, ku energjia është më e leverdisshmja.
Autostrada energjitike Kosovë-Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:50 0:00

Ministri i energjisë dhe industrisë, Damian Gjiknuri, thotë se bashkëpunimi mes të dy vendeve, krahas transportit, rrugëve dhe porteve detare po shtrihet edhe në sektorët e gazit, naftës dhe energjisë elektrike me çmime të qëndrueshme dhe të pranueshme.

Sapo ka filluar linja e interkonjeksionit 400 kilovolt nga Kashari në stacionin Kosova B. Mundësia që të ngrihet një treg i përbashkët energjitik varet nga kapacitetet transmetuese, thotë Naim Bejtullahu, drejtori i rrjetit të KOSTT-it. Ai theksoi se fuqia aktuale e transmetimit nuk i kalon 100-150 Megavat.

Nga ana tjetër analisti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi thotë se Shqipëria është vonuar shumë në ndërtimin e linjave me Kosovën dhe Europën, megjithatë, sipas tij, nuk është problem ndërtimi i linjave, por i skemës së menaxhimit së energjisë. Nuk mund të vihen në punë investimet e reja me modele të vjetra menaxhimi. Zoti Sejdarasi thotë se Shqipëria nuk mund të vazhdojë më tej me këtë treg energjie, ku KESH-i, CEZ-i dhe mijëra klientë janë në vështirësi të mëdha për shkak të skemës së vjetër të funksionimit.

Studiuesit thonë se ashtu si në fusha të tjera, edhe bashkëpunimi energjitik midis Kosovës dhe Shqipërisë është me interes për të siguruar furnizimin e rregullt me energji. Por për ta arritur këtë, qeveria duhet të hartojë një strategji të re për planifikimin e energjisë dhe duhet të krijojë sa më parë një model të ri tregut të energjisë, sepse modeli ekzistues është jofitimprurës.

XS
SM
MD
LG