Lidhje

OSHEE fal kamatë-vonesat e energjisë, opozita paraqiti platformën fiskale


Mbi 25 mijë shtetas, përfitues të ndihmës ekonomike, nisën të shlyejnë energjinë elektrike me këste 10 dollarë në muaj, pjesë e detyrimeve të prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deri në 97 milionë dollarë, nga të cilat afro gjysmat janë kamatëvonesa.

Kompania e vendosi këtë skemë të re për dy muaj, deri në fund të janarit të ardhshëm, sepse këto familje po likuidojnë rregullisht faturën mujore të energjisë elektrike dhe këstin njëmijë lekë.

OSHEE vendosi t'u heqë atyre kamatëvonesat përfundimisht vetëm me pagesën e një dollari.

Kamatat e falura shkojnë në rreth 37 milionë dollarë dhe çdo person përfiton mesatarisht një mijë e 700 dollarë.

Për një grup më të vogël qytetarësh, afati i përfitimit nga masat lehtësuese është qershori i ardhshëm për t'u bërë të rregullt.

OSHEE vendosi që edhe 4100 biznese të vogla, të cilat kanë paguar energjinë e prapambetur, kamatëvonesat mund t'i shlyejnë vetëm me 1 dollar, duke përfituar nga kjo falje rreth 700 dollarë secili nga 2.9 milionë dollarë gjithsej.

Mbi 2300 bizneseve të tjera iu fshihen kamatëvonesat vetëm me 10 dollarë, një shumë mbi 1 milion dollarë, ose 500 dollarë për çdo subjekt.

“Kjo është historia e suksesit të reformës, që një kompani të degraduar nga keqadministrimi po e kthen në një organizëm jetik dhe nga kjo të përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët” - tha kryeministri Edi Rama.

Opozita tha se falja e kamatëvonesave ishte një ide e kopjuar nga propozimet e opozitës. Partia demokratike ndërkohë paraqiti platformën e saj fiskale, e e cila synon ulje taksash, punësim dhe zhvillim.

Partia Demokratike propozoi kthimin e taksës së sheshtë 9 për qind, uljen e taksës së vlerës së shtuar në 15 për qind. me përfaqësues të biznesit, dhomave të tregtisë, shoqatave të biznesit.

“Propozojmë një tatim përafërsisht 0.5 për qind të xhiros për biznesin e vogël, tavan i cili do të ngrihet deri në 12 milionë lekë të reja xhiro vjetore” - tha Lulzim Basha, kryetar i partisë demokratike.

Ai theksoi se koha kur biznesi kërcënohet me burg dhe me ndjekje penale për mospagim taksash do të marrë fund.

Zoti Basha shtoi se për biznesin nuk duhet të ketë ndjekje penale dhe dënim me burg për mospagim taksash, dhe opozita në marrëdhëniet me të do të bazohet tek vetëdeklarimi.

Opozita njoftoi se do ta paditë ligjin “për procedurat tatimore” në Gjykatën Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG