Lidhje

Shqipëri: Nisin dëmet e dimrit mbi rrjetin e vjetëruar energjitik


Në këto ditë të ftohta dhe plot rreshje bore e shirash, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nxjerrë në territoret më të vështira mbi një mijë e 800 punonjës.

Dita e sotme ishte për specialistët e saj piku i dmirit deri tani dhe shkaktoi ndërprerjen e energjisë në mëngjes rreth 47 mijë klientë familjarw.

Zonat më të dëmtuara janë komunat e Tropojës, Margegaj, Bujan, Bytyçi, Llugaj, Terthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujëmisht, Qelë, Arrëz, Voskopoja, Polisi.

Ngarkesa maksimale me përdorimin e energjisë në kryeqytet u përballua falë investimeve të bëra nga kompania, duke fuqizuar një nënstacion dhe duke ndërtuar 6 linjave kabllore në të gjitha rajonet e vendit.

​Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes në OSHEE, Petraq Lika, thotë se, megjithë dëmtimet e rrjetit elektrik nga moti i keq, kufizimet e energjisë këtë dimër janë sa gjysma e një viti më parë, duke minimizuar edhe kohën e riparimeve.

Por megjithë rreshtjet e shumta të ditëve të fundit, situata e rezervave ujore në liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin mbetet e vështirë.

Niveli i ujërave pranë digës zbriti në kuota minimale, aq sa Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare vendosi të ndalojë prodhimin në hidrocenralin e Fierzës prej ujit të pakët dhe për të rregulluar regjimin natyror në kaskadën e hidrocentraleve Koman, Fierzë dhe Vau i Dejës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG