Lidhje

Engel: Shpresoj që numërimi i votave në Shqipëri të vazhdojë pa vështirësi


Engel: Shpresoj që numërimi i votave në Shqipëri të vazhdojë pa vështirësi
Engel: Shpresoj që numërimi i votave në Shqipëri të vazhdojë pa vështirësi

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel tha se shpreson që numërimi i votave në Shqipëri të vazhdojë pa vështirësi dhe që palët t’i përmbahen sundimit të ligjit. Zoti Engel i bëri komentet mbrëmë në një takim me përfaqësuese të shoqërisë civile nga Kosova të cilat vizituan Kongresin amerikan.

Ne po ndjekim rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk e di kush do të fitojë. E di se rezultati është shumë i ngushtë. Por shpresoj se të dyja palët do të bien dakord me sundimin e ligjit përsa i përket zgjedhjeve. E di se numërimi vazhdon dhe shpresoj se do të vazhdojë pa ndonjë vështirësi. Shpresoj gjithashtu se cilido që të fitojë do të respektohet, sepse kjo do t’i tregojë Bashkimit Evropian që Shqipëria po i plotëson standardet e BE-së. Jam shumë i gëzuar që Shqipëria i plotësoi standardet e NATO-s, por këto zgjedhje do t’i tregonin Bashkimit Evropian se Shqipëria e dëshiron anëtarësimin në BE.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG