Lidhje

Eliot Engel uron Shqipërinë me rastin e pavarësisë


Me përshëndetjen tradicionale shqip, Gëzuar, mbylli fjalën e tij me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Kongresin amerikan, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku, Eliot Engel, mbështetës i fortë për vite me radhë i çështjeve shiqiptare.

http://www.youtube.com/watch?v=9R3qvi6Hbr8&feature=youtu.be

Zoti Englel tha se që nga dita e shpalljes së pavarësisë nga perandoria otomane 100 vjet më parë, sot Shqipëria është një demokraci në lulëzim, është anëtare e NATO-s, dhe po të kihet parasysh fakti se për rreth gjysmë shekulli Shqipëria ishte diktatura më brutale në gjithë botën, ku populli shqiptar ishte nën propagandën më intensive antiamerikane, populli shqiptar nuk e besoi kurrë atë.

Nga eksperienca ime me çështjet shqiptare, theksoi kongresisti Engel, dua t’ju them se asnjë popull në botë nuk është më pro amerikan se populli shqiptar, qoftë në Shqipëri, Kosovë, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG