Lidhje

Nju Jork: Anija Enterprize ekspozohet për publikun


Anija e ekspozuar në një kube që fryhet me ajër qëndron pezull në një lartësi prej tre metrash mbi kuvertën e aeroplanmbajtëses së Luftës së Parë Botërore Intrepid

Dita e sotme shënon fillimin e një misioni të ri për anijen amerikane të hapësirës, Enterprize, e cila nis të ekspozohet për publikun në Muzeun e Hapësirës të Nju Jorkut, Intrepid Sea. Enterprize, ka qenë anija e parë për vajtje-ardhje në hapësirë.

Anija është ekspozuar në një kube që fryhet me ajër. Ajo qëndron pezull në një lartësi prej tre metrash mbi kuvertën e aeroplanmbajtëses së Luftës së Parë Botërore Intrepid. Kjo i lejon vizitorët të ecin nën mjetin gjigand fluturues.

"Anija Enterprize na lejon të ofrojmë një bukuri të rrallë dhe një pjesë të historisë së NASA-s në një rajon që nuk ka patur kurrë diçka të tillë më parë. Pra, njerëzit mund të vijnë këtu dhe ta shikojnë nga shumë afër. Mund të ecësh poshtë saj dhe nga disa kënde," thotë Susan Marenoff-Zausner, Presidente e Muzeut Intrepid.

Anija Enterprize u ndërtua në vitin 1976 si mjet provë për të demonstruar aftësinë e një mekanizmi për të fluturuar dhe për t’u ulur në tokë si avion. Kjo hapi rrugën për ndërtimin e pesë anijeve të hapësirës që për 30 vjet me radhë shkuan dhe erdhën nga orbita rreth tokës.

Enterprize ishte vendosur në Muzeun Kombëtar Hapësirës në Uashington, para se të zhvendosej në Nju Jork në muajin prill me anë të një avioni Boeing 747.

XS
SM
MD
LG