Lidhje

Tiranë, tubim për mbrojtjen e mjedisit


Tiranë, tubim për mbrojtjen e mjedisit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Në Tiranë një grup organizatash të shoqërisë civile zhvilluan sot një tubim protestë në mbrojtje të mjedisit. Ata u mblodhën me parrulla pro mjedisit pranë disa pallateve të reja që nisën të ndërtohen poshtë digës së liqenit artificial.

Tiranë, tubim për mbrojtjen e mjedisit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Një grup veprimtarësh për mbrojtjen e mjedisit protestuan sot për shkatërrimin e një parku disa hektarë poshtë digës së liqenit artificial për të ndërtuar një grup kullash të larta banimi.

Ata thanë se leja për këtë ndërtim shkel ligjet për digat, ligjet për mjedisin etj dhe i pakëson Tiranës më tej një hapësirë publike të konsiderueshme në dobi të shëndetit të qytearëve.

Ekspertët pohojnë se ndërtimet poshtë digave janë të ndaluara me ligj. Pallatet me 3 kate nën tokë do ta shpejtojnë rrëzimin e digës dhe ujërat e digës do të përmbytin pallatet.

Sipas tyre, ndërtuesit po ecin me politikën e faktit të kryer për ta shkatërruar sa më shpejt ekosistemin në favor të pallateve, dhe për t'i bërë të pakorrigjueshme ndërhyrjet në natyrën e kësaj zone të mbrojtur të kryeqytetit.

Tirana është një nga 10 qytetet me dendësinë më të madhe të Europë. 15 mijë banorë për një kilometër katror dhe firmat vazhdojnë të ndërtojnë pallate në çdo pëllëmbë tokë që gjejnë të lirë, por kjo do ta bëjë shumë shpejt Tiranën një qytet të pabanueshëm.

Ndotja e ajrit dhe ujërave të Tiranës është po ashtu disa herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndotja dhe pakësimi zonave të gjelbra, pohojnë studiuesit, po ulin me shpejtësi cilësinë e jetës në kryeqytetin shqiptar.

XS
SM
MD
LG