Lidhje

Muze për barazinë e gruas në SHBA


Presidenti Barack Obama ka vendosur që një shtëpi historike në Uashington të kthehet në një muze për të nderuar lëvizjen për barazinë e gruas në vend.

Shtëpia e Bardhë thotë se kjo do të kontribuojë për të ruajtur një arkivë që dokumenton “historinë, strategjinë, taktikat dhe arritje të tjera” të lëvizjes për të arritur të drejtën e votës dhe të drejtat e barabarta për gratë në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë.

Ambjenti historik do të quhet Monumenti Kombëtar i Barazisë Belmont-Paul. Emri i është vënë për të nderuar Alva Belmontin, një ish - presidente e Partisë Kombëtare të Grave që luftoi për pavarësinë, si edhe për nder të themelueses së kësaj partie, Alice Paul.

Bëhet fjalë për një ndërtesë që Partia Kombëtare e Grave e kishte përdorur si selinë e saj në 1929. Pjesa kryesore e shtëpisë ka qenë aty që në vitin 1800 dhe ndodhet pranë njërës prej godinave të zyrave të Senatit dhe Gjykatës së Lartë.

Gratë në Shtetet e Bashkuara fituan të drejtën e votës në vitin 1920 me ratiifikimin e amendamentit të 19-ë të Kushtetutës.

Njoftimi për përcaktimin e shtëpisë si muze, vjen në të njëjtën ditë kur aktivistët e të drejtave të grave shënojnë Ditën e Barazisë së Pagës për të tërhequr vëmendjen për hendekun e pagave mes burrave dhe grave.

XS
SM
MD
LG