Lidhje

Era e fuqishme shemb pjesën e sipërme të spitalit në Tetovë

  • Zëri Amerikës

Era e fuqishme shemb pjesën e sipërme të spitalit në Tetovë

Era e fuqishme shemb pjesën e sipërme të spitalit në Tetovë

Një vajzë njëzet e tre vjeçe ka mbetur e vdekur kur një pjesë e kulmit të spitalit të Tetovës është shembur nga era e fuqishme, në orët e pasditës. Vajza, për të cilën, organet e rendit thonë se është nga Prishtina, nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas reanimimit të bërë në spital. Vajza kishte shkuar në Tetovë për të marrë pjesë në ceremoninë e Fakultetit të Farmacisë ku kishte diplomuar motra e saj.

Një tjetër person nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda në këtë fatkeqësi. Janë dëmtuar, ndërkohë dy automjete të ndihmës së shpejtë si dhe automjete të tjera. Kulmi ishte vendosur vetëm para dy vitesh në spitalin e Tetovës. Një aksident i ngjashëm ndodhi në fundjavë edhe në spitalin e Gostivarit por që kaloi pa pasoja në njerëz.

XS
SM
MD
LG