Lidhje

Erdogan: do ta spastrojmë vendin nga virusi


Presidenti turk Tayyip Erdogan premtoi se do ta shpëtojë Turqinë nga njerëzit e përfshirë në tentativën për grusht shteti të së premtes, ndërsa autoritetet vazhduan të kryejnë arrestime të personave të dyshuar.

"Në çdo nivel qeverisjeje do të vazhdojë periudha e spastrimit të këtij virusi”, tha zoti Erdogan të dielën. "Sikurse kanceri, ky virus përhapet në të gjithë qeverinë”, - shtoi presidenti turk.

Deri tani, në lidhje me grushtin e shtetit janë arrestuar rreth 6 mijë persona. Sipas njoftimit të mediave turke, mes të arrestuarve është edhe një ndihmës i zotit Erdogan.

Presidenti turk tha se autoritetet do të vazhdojnë t’i ndjekin pasuesit e klerikut islamik në mërgim Fethullah Gulen, për të cilin Erdogan tha se ka organizuar përpjekjen për grusht shteti.

Por Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që para ardhjes në pushtet të zotit Erdogan, e dënoi grushtin e shtetit dhe ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me të.

XS
SM
MD
LG