Lidhje

Erdogan kërcënon për dëbimin e imigrantëve


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti kërcënimin se do të dëbojë të 2.5 milion emigrantët sirianë që ndodhen brenda kufijve të vendit, duke thënë se ai mund t’i dërgojë ata me autobusë në kufijtë e Bashkimit Evropian.

Në një fjalim të mbajtur sot në një forum biznesi në Ankara, zoti Erdogan konfirmoi komentet e nxjerra nga media në fillim të javës, sipas të cilave ai i ka thënë presidentit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker se do t’i dëbojë refugjatët në qoftë se Turqisë nuk i jepet mbështetje për përpjekjet e saj.

Komentet e bëra nëntorin e kaluar, u zbuluan nga një portal grek dhe u botuan nga disa gazeta të opozitës.

XS
SM
MD
LG