Lidhje

Vazhdojnë protestat në Turqi


Protesta ne Turqi
Protesta ne Turqi

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha të martën mbrëma se dhuna ka ngritur shqetësime rreth botës, dhe se vetëm turqit mund t'i zgjidhin problemet e tyre themelore.

Mijëra protestues anti-qeveritarë turq marshuan përsëri mbrëmë dhe sot edhe pasi zëvendës kryeministri tha se qeveria "ka nxënë mësimin e saj."

Demonstruesit mbushën sheshet kryesore duke sfiduar thirrjet e qeverisë për t'i dhënë fund protestave, Përleshjet e fundit ndodhën të mërkurën në Stamboll dhe Ankara me policinë përballet demonstruesve, disa prej të cilëve u përgjigjën duke hedhur gurë.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha të martën mbrëma se dhuna ka ngritur shqetësime rreth botës, dhe se vetëm turqit mund t'i zgjidhin problemet e tyre themelore.

Zëvendës kryeministri Bulent Arinç tha se ishte gabim për të përdorur "forcë të tepruar" kundër protestuesve. Por ai refuzoi t’u kërkonte falje atyre të cilët tha se kanë shkatërruar pronën dhe penguan lirinë e njerëzve.

Dy persona kanë vdekur dhe qindra policisë dhe civilë janë plagosur pasi protestat filluan të premten kundër planeve të qeverisë për të prishur një park publik në Stamboll.

Protesta është shkallëzuar në një shfaqje zemërimi ndaj partisë në pushtet dhe me akuzat se kryeministri Rexhep Tajip Erdogan është duke imponuar pikëpamjet e tij islame në një vend laik.
XS
SM
MD
LG