Lidhje

Erdogan: Protestat të organizuara nga ekstremistët


Kryeministri turk akuzoi protestuesit anti-qeveritar se po ecin “krah për krah me terroristët”

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi protestuesit anti-qeveritar se po ecin “krah për krah me terroristët” ndërsa fajësoi “elementët ektremistë” për tre ditët e protestave më të dhunshme në disa vite.

Komentet e tij u bën sot ndërsa Shoqata Turke e Mjekëve tha se një djalë 20 vjeçar vdiq kur një makinë u përplas mbi turmën e protestuesve që po marshonin dje në mbrëmje. Kjo ishte vdekja e parë si pasojë e demonstratave.

Protestat filluan të premten dhe morën hov kur policia përdori forcë të tepruar kundër një grupi demonstruesish që kërkonin të ndalohej shkulja e pemëve në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim, për t'i hapur vend ndërtimit të një qendre tregtare.

Kryeministri turk Rexhep i quajti protestat kundër qeverisë së tij veprime të organizuara nga ekstremistët dhe hodhi poshtë krahasimet me Pranverën Arabe.

Protestat filluan të premten dhe morën hov kur policia përdori forcë të tepruar kundër një grupi demonstruesish që kërkonin të ndalohej shkulja e pemëve në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim, për t'i hapur vend ndërtimit të një qendre tregtare.

Protestat që nisën të premten janë përhapur, duke u kthyer në demonstrimet më të mëdha anti-qeveritare në vite. Ato kanë vënë në provë pushtetin e kryeministrit Erdogan.

Zoti Erdogan, duke komentuar sot, tha se protestuesit mund të jenë "mashtruar" nga opozita dhe "ekstremistët".

"Kjo mund të jetë edhe vepër e ekstremistëve. Ata kanë rrjetet e tyre në çdo qytet. Si fëmijë të këtij vendi, ju duhet ta keni parasysh këtë. Çfarë nuk kemi bërë ne si qeveri? Përse i bëjnë ata këto, çfarë mesazhi kanë?" tha zoti Erdogan.

Zoti Erdogan i bëri komentet për gazetarët para se të nisej për një turne katër ditësh në Marok, Algjeri dhe Tunizi.

Ai hodhi poshtë çdo krahasim me kryengritjet e Pranverës Arabe, duke thënë se njerëzit që bëjnë këto krahasime "nuk dinë asgjë për Turqinë."

"Para së gjithash dua të pyes nëse vendet që kaluan nëpër Pranverën Arabe kishin apo jo të drejtën e votës? Kishin apo jo një sistem shumëpartiak? A e kanë një të tillë në Tunizi, në Egjipt, në Siri?" tha zoti Erdogan.

Ndërkohë, Presidenti Abdullah Gul tha sot se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me votimin por përfshin edhe të drejtën për protesta paqësore.

Komentet e zotit Gul duket se ishin një kritikë e tërthortë ndaj atyre të bëra nga Kryeministri Erdogan, i cili i ka quajtur protestuesit "një bandë grabitësish."

"Nëse ka mendime të ndryshme, situata të ndryshme dhe pikëpamje të kundërta, atëherë nuk ka gjë më të natyrshme se sa të jesh në gjendje t'i shprehësh ato," tha Presidenti Gul.

Demonstruesit, kryesisht laikë, dolën nëpër rrugë për të protestuar ndaj asaj që ata e quajnë stil i ashpër qeverisjeje dhe reagim i tepruar i policisë. Një pjesë e protestuesve janë përleshur me policinë, por shumica e tyre kanë demonstruan në mënyrë paqësore.

Protestuesit anti-qeveritar përpara Kalit Trojan, në Canakkale, Turqi. (Foto: Ted Lipien, 3 Qershor, 2013)

Protestuesit anti-qeveritar përpara Kalit Trojan, në Canakkale, Turqi. (Foto: Ted Lipien, 3 Qershor, 2013)

Sot, qysh në mëngjes policia u përlesh në Stamboll me një grup demonstruesish. Agjencia e lajmeve Dogan tha se policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve në një zonë pranë zyrave të zotit Erdogan. Protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë.

Agjencia tha se rreth 500 njerëz u arrestuan gjatë natës pas shpërndarjes së protestave nga policia në kryeqytetin Ankara ku morën pjesë mijëra njerëz. Televizioni Fox i Turqisë njofton për 300 të ndaluar të tjerë në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.
XS
SM
MD
LG