Lidhje

Erdogan hedh poshtë kritikat e Perëndimit


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan hodhi poshtë kritikat e Perëndimit ndaj fushatës së paraburgimeve në masë që ai ka ndërmarrë pas grushtit të dështuar ushtarak.

Zoti Erdogan tha se vendet që duhen ta kishin vlerësuar Turqinë për shtypjen e grushtit ushtarak po qëndrojnë përkrah komplotistëve.

“Puçistët i keni në vendin tuaj,” - tha ai.

Zoti Erdogan dhe qeveria e tij kanë fajësuar klerikun turk me banim në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gylen për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti.

Turqia, ka ndaluar, pezulluar ose ka vënë nën hetim dhjetëra mijëra njerëz që dyshohen si pasues të Gylenit në ushtri, polici, gjykata dhe institucione të tjera.

Zoti Erdogan tha se numri i të ndaluarve do të rritet në qoftë se gjenden njerëz të tjerë që kanë mbështetur komplotin.

XS
SM
MD
LG