Lidhje

Erdohan, plan për ndërtimin e një kanali që lidh Detin e Zi me Mesdheun


Erdohan, plan për ndërtimin e një kanali që lidh Detin e Zi me Mesdheun
Erdohan, plan për ndërtimin e një kanali që lidh Detin e Zi me Mesdheun

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdohan ka shfaqur një plan për të ndërtuar një kanal madhështor të lundrueshëm i cili do të lidhë Detin e Zi me Mesdheun, për të pakësuar trafikun tejet të ngarkuar të çisternave me naftë në ngushticën e Bosforit.

Zoti Erdohan e shfaqi projektin sot gjatë fushatës së zgjedhjeve që do të mbahen në 12 qershor. Ai tha se kanali i ri do të jetë rreth 45 km i gjatë, 25 metra i thellë dhe 150 metra i gjerë. Ngushtica e Bosforit lidh Detin e Zi dhe Detin Marmara, i cili derdhet në Mesdhe.

Kanali i ri do të ndërtohet në anën europian të Bosforit, por vendi i saktë i ndërtimit dhe kostoja e projektit nuk u bënë të ditura. Është planifikuar që ky kanal të përfundojë deri në vitin 2023, në vitin kur mbushet një shekull nga themelimi i republikës turke mbas rënies së Perandorisë Otomane.

Zoti Erdohan tha se kanali i ri do të krijojë siguri më të lartë për çisternat e mbushura plot me naftë në Bosfor, i cili shpesh herë është bërë skenë e aksidenteve të anijeve si dhe ndotjes nga nafta. Ai shtoi se me pakësimin e trafikut, ngushtica e Bosforit do të përdoret për lundrim me varka dhe për sportet në ujë.

XS
SM
MD
LG