Lidhje

Tiranë: protestë për naftën, komentojnë analistët


PD e opozitës zhvilloi sot një protestë në shkallë kombëtare, duke i ftuar qytetaret të ndalin automjetet për 5 minuta në shenjë mospajtimi me çmimet e larta të karburanteve. Protestuesit u ranë borive duke u shprehur kurndër taksave qeveritare mbi karburantet. Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” se opozita është përkrah qytetarëve kundër dhunës së taksave qeveritare. Ai tha se shtimi i taksave dhe çrregullimet e tregut janë pjesë e abuzimeve të qevertarëve.

Tiranë, protesta të opozitës
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:17 0:00

Autoriteti i konkurrencës sapo ka nisur edhe një hetim nëse firmat e naftës janë në situatë monopoli apo nëse po shkelin rregullat e tregut. Në fakt edhe për gazet akuzat për monopole janë të njëjta. Pozita dhe opozita po shkëmbejnë akuza dhe po fajësojnë njëra tjetrën për çmimin e rritur të karburanteve.

Por analistë të pavarur të ekonomisë mendojnë se forcat kryesore politike janë njëlloj përgjegjëse për shtrenjtimin e karburanteve. Analisti i njohur Gjergj Erebara, thotë se në 160 l/liter naftë 100 lekë janë taksa dhe nga këto gjysmat i shtoi pd dhe gjysma PS. Sipas tij problemi më i madh është fakti se qeveria i takson firmat e naftës në doganë dhe nuk i taton në pikat e shitjes, ku tregu është tërësisht i crregulluar.

Nga ana tjetër, një fushë e madhe abuzimi me karburantet është edhe shtimi i saj me përzierës qe ngrejnë volumin dhe ulin cilësinë. Përfaqësuesi i konfindustria Gjergj buxhuku thotë se 20% e volumit të karburantit që shitet në fakt shtohet me përzierës pasi kalon doganën. Në një treg strategjik prej 1 miliardë euro, kjo është një evazion gjigand dhe vjedhje e hapur ndaj shtetit dhe qytetarëve. Pra zgjidhja e këtij ngërci, sipas tij, është kontrolli i cilësisë në pikat e shitjes.

Studiuesit mendojnë që kontrollet e cilësisë nuk kryhen dhe qindra miliona euro që dalin nga shitja e përzjerësve zhduken pa adresë në xhepat e tregtarëve dhe nëpunësve, por nëse kryhen kontrolle të rrepta cilësie më tepër se gjysma e pikave të furnizimit do të falimentojnë, ndërsa gjysma e firmave serioze do të zbatojnë ligjin.

Sipas tyre, kjo vjedhje gjigande në treg me cilëcinë vazhdon prej shumë vitesh dhe prej shumë qeverish. Ato thonë se pozita dhe opozita mund ta zgjidhin me mirëkuptim këtë çështje në parlament, por nuk ndodh, e para sepse nafta është një fushë e madhe korrupsioni me mbi 250 milionë euro dhe së dyti se nafta është një burim i madh fitimesh për buxhetin e shtetit, rreth 20 për qind e të ardhurave, dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të japë kompromis për të ndryshuar sistemin me rrënjë e taksimit.

XS
SM
MD
LG