Lidhje

Ligjvënësi republikan Eric Cantor humb zgjedhjet paraprake


Udhëheqësi i shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Eric Cantor, pësoi një humbje tronditëse në garën brenda partisë, në shtetin e Virxhinias dhe nuk do të jetë kandidat për zgjedhjet e nëntorit për në Kongres.

Zoti Cantor humbi ndaj kandidatit David Brat, profesor ekonomie në një kolegj të vogël, që mbështetet nga lëvizja ultrakonservatore Tea Pary.

Zoti Brat grumbulloi fonde duke fituar mbështetje nga votues dhe personalitete konservatore të medias duke e akuzuar zotin Cantor se mbështeste një plan për t’u dhënë imigrantëve të paligjshëm një rrugë kalimi drejt shtetësisë amerikane, që kundërshtarët e kritikojnë si një amnesti.

Shumë vëzhgues thonë se humbja e zotit Cantor ka minuar shanset për miratimin e ligjit për të reformuar sistemin e imigracionit në vend.
XS
SM
MD
LG