Lidhje

Erjon Veliaj u betua si bashkiak i Tiranës


Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Erjon Velija, mori sot detyrën pas ceremonisë së betimit në këshillin bashkiak të sapokonstituuar.

Pas një fitore të thellë në zgjedhjet vendore të qershorit, zoti Velija do të punojë me një këshiill bashkiak po ashtu me një diferencë të thellë votash në favor të të majtëve.

Këshilltarët e djathtë braktisën ceremoninë e betimit pas pretendimeve se aty nuk duhet të merrte pjesë një antar i qeverisë. Formalisht detyrën e kryebashkiakut zotit Veliaj ia dorëzoi ish-nënkryetari demokrat i bashkisë Enno Bozdo dhe jo ish-kryetari Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të opozitës..

Ish-ministri i mirëqenies sociale, Velia tha para këshilltarëve se “tashmë do të kishte privilegjin për t'u shërbyer qytetarëve të Tiranës me kohë të plotë” dhe se “në fund të mandatit do të paraqitej me një listë punësh të kryera dhe jo me një listë justifikimesh për dështimet”.

Bashkia e re, me kryetar nga radhët e socialistëve dhe me shumicë këshilltarësh të majtë pritet të ketë një mbështetje më të madhe nga qeveria Rama për realizimin e investimeve publike projekteve të zhvillimit. Megjithatë, qeveria ka hedhur poshtë deklaratat e ish-bashkiakut Basha se koalicioni qeveritar e ka bllokar qëllimisht punët dhe buxhetet e bashkisë së djathtë për motive politike.

XS
SM
MD
LG