Lidhje

Tiranë: Parlamenti nisi shqyrtimin e projekt-ligjit mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit


Në Tiranë, parlamenti nisi sot shqyrtimin e projekt-ligjit për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Projekti u mbrojt para komisionit parlamentar të ligjeve nga ministri i mirëqenies sociale, Erjon Veliaj.

Ai theksoi se ky nuk është një ligj lustracioni, por lejon gjithë viktimat dhe punonjësit e Sigurimit të Shtetit të njihen me dosjet dhe gjithë informacionin e mbledhur kundër tyre.

Një komision me 5 antarë do të shqyrtojë kërkesat e individëve dhe institucioneve për hapjen e dosjeve të Sigurimit. Autoritetet shtetërore do të informohen mbi lidhjet me Sigurimin të zyrtarëve aktualë, që synojnë të bëjnë karrierë në administratën publike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG