Lidhje

Pezullohet peshëngritësi shqiptar Qerimaj


Federata Botërore e Peshëngritjes e mori këtë vendim pasi ai rezultoi pozitiv në testin antidoping

Federata Botërore e Peshëngritjes pezulloi peshëngritësin shqiptar Erkand Qerimaj pasi rezultoi pozitiv në testin antidoping, që i është nënshtruar në Europianin e Antalias, ku doli Kampion Europe në peshën 77 kg.

Sipas ketij vendimi, Qerimaj është pezulluar nga aktivitetet e peshëngritjes deri në 22 maj të vitit 2016.

Erkand Qerimaj eshte një prej sportistëve më të mirë të Shqipërisë dhe fitues i dhjetëra medaljeve në arenën ndërkombëtare ne sportin e peshengritjes.

Me këtë vendim, Qerimajt i hiqet edhe titulli Kampion Europe, fituar në kampionatin Europian te peshengritjes, zhvilluar ne muajin prill te ketij viti ne Antalia të Turqisë. Ndërkohë ai nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Londrës, duke bërë që Shqipëria të humbasë një prej sportistëve të saj më premtues.
XS
SM
MD
LG