Lidhje

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu këndojnë në Operën e Londrës

  • Mirela Milori

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu këndojnë në Operën e Londrës

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu këndojnë në Operën e Londrës

Këngëtarët e njohur lirikë shqiptarë, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu ndodhen në Londër ku po interpretojnë së bashku në operën Traviata të Verdit. Dy këngëtarët luajnë rolet kryesore - Violeta dhe Alfredo - dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku londinez. Ky është bashkëpunimi i parë i rëndësishëm mes tyre. "Këndojmë italisht por ndjejmë shqip," tha Saimir Pirgu. Ermonela tha se nga Shqipëria i ka ndihmuar mentaliteti, temperamenti dhe pasioni për të patur sukses. Këngëtarët theksuan se nuk ka qenë e lehtë të arrijnë deri këtu.

XS
SM
MD
LG