Lidhje

Esetë në radio eksplorojnë krijimtarinë teknologjike

  • Greg Flekus

Esetë në radio eksplorojnë krijimtarinë teknologjike

Esetë në radio eksplorojnë krijimtarinë teknologjike

Në jetën tonë të përditshme ekzistojnë mekanizma të natyrës dhe të qenieve njerëzore, si inxhinieria dhe arti. Që prej vitit 1988, manipulimi krijues i këtyre mekanizmave është eksploruar nëpërmjet eseve në radio me valë të shkurtëra rreth historisë së teknologjisë në emisionin e quajtur “Motorrët e Krijimtarisë Sonë”. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Greg Flakus nga Hjustoni i Teksasit, autori i këtyre historive, John Linhard, tani ka pauses nga e gjithë bota në Internet.

John Linhard ka qenë profesor i inxhinjerisë në Universitetin e Hjustonit. Ai e fillon çdo episod të programit “Motorrët e Krijimtarisë Sonë” me një deklaratë të shkurtër të qëllimshme:

“Fakulteti i Inxhinjerisë në Universitetin e Hjustonit paraqet këtë serial rreth mekanizmave që nxisin civilizimin tonë dhe njerëzve, krijimtaria e të cilëve, i ka bërë ato realitet”.

Duke transmetuar esetë nga radio stacioni publik i universitetit, KUHF, Linhard kap imagjinatën e dëgjuesve me histori rreth arritjeve teknologjike, si Muri i Madh kinez.

“Muri ndoshta i shërbeu qëllimit për të parandaluar pushtuesit, por ai u përfundua pak para se të perfeksionoheshin topat, pasi artileria kishte për qëllim që të rrëzonte të gjithë muret e mëdhenj”.

Pasuesit e tij vlerësojnë aftësitë e zotit Linhard për të eksploruar teknologjinë dhe subjekte të tjera në mënyra shpesh të paparashikuara.

Linhard i arrin këto të papritura duke studjuar libra të vjetër dhe manuale inxhinjerike për të mësuar rreth teknologjisë që ka ndryshuar botën.

“Synimi im është që të tregoj se mes dy elementëve nga përmbajtje të ndryshme ekzistojnë lidhje në një formë të paparashikuar”.

“Motorrët e Krijimtarisë Sonë" transmetohet nga e hëna deri të premten dhe po tërheqin audiencë në Internet. Linhard shpreson që ky program të ketë ndihmuar për ta bërë shkencën dhe inxhinjerinë më të përdorshme nga një numër më i madh njerëzish.

“Interneti ka sjellë ndryshime radikale, sepse kushdo mund të mësojë diçka rreth shkencës dhe teknologjisë”.

Në moshën 81 vjeçare, Lienhard ka mbledhur rreth vetes kontribues të tjerë për të shkruar disa prej eseve, megjithatë atij i pëlqen të flasë rreth historive argëtuese dhe edukative.

“Të mësuarit është në një fare mënyre si shpikje. Nëse mund t’i tërheqim njerëzit tek ky aspekt argëtues, tek kënaqësia e ushtrimeve mendore dhe arritjeve mendore, atëhere unë mendoj se ia kemi arritur qëllimit tonë.”

John Linhard ka transmetuar deri tani rreth 2,750 episode prej 3 minuta e gjysëm të programit “Motorrët e Krijimtarisë Sonë”, dhe duke patur parasysh pasionin e tij për të shkruar dhe për transmetuar në radio, ka të ngjarë që ai të vazhdojë me shumë transmetime të tjera.

XS
SM
MD
LG