Lidhje

Estonia përvetëson euron në kohë të vështirë


Estonia përvetëson euron në kohë të vështirë
Estonia përvetëson euron në kohë të vështirë

Estonia është bërë anëtarja e 17-të e Bashkimit Evropian dhe vendi i parë i ish-bllokut sovjetik që përvetëson euron.

Me fillimin e vitit të ri, estonezët janë ndarë nga valuta e vjetër kroon dhe kanë filluar të përdorin monedhën e përbashkët evropiane.

Menjëherë pas mesnatës në Estoni, kryeministri Andrus Ansip tërhoqi eurot e para nga një bankomat në Tallin, kryeqytetin e vendit.

Estonia po përvetëson euron në një kohë të vështirë për valutën. Dy anëtarëve të eurozonës, Greqisë dhe Irlandës, iu nevojitën paketa shpëtimi financiar, ndërkohë që janë shprehur shqetësime për ekonomitë e tri vendeve të tjera – Portugalisë, Spanjës dhe Italisë.

XS
SM
MD
LG