Lidhje

ETA shpall armëpushim të përhershëm

  • Zëri Amerikës

ETA shpall armëpushim të përhershëm

ETA shpall armëpushim të përhershëm

Grupi i armatosur separatist bask, ETA, shpalli një armëpushim të përhershëm dhe të verifikueshëm nga vëzhguesit ndërkombëtarë, i pari në katër dekadat e luftës së tij për krijimin e një shteti të pavarur në Spanjën veriore dhe Francën jugperëndimore.

Në deklaratat e saj të publikuara dhe të shpallura sot në televizion, ETA tha se ky është një angazhim i saj i fuqishëm drejt një procesi për arritjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe për t’i dhënë fund konfrontimit të armatosur. Në deklaratë nuk flitej për shpërbërjen e ETA-s ose për dorëzimin e armëve nga ana e saj, siç ishte kërkuar nga qeveria spanjolle.

Në Madrid, zëvendëskryeministri Afredo Pereze Rubalkaba, i cili është edhe ministër i brendshëm, tha se deklarata e rebelëve nuk është sa duhet bindëse sepse ajo nuk shpall fundin e pakthyeshëm të veprimtarive të ETA-s. Ai tha gjithashtu se qeveria në mënyrë të përsëritur i ka hedhur poshtë propozimet e organizatës për një verifikim ndërkombëtar dhe jo nga qeveria spanjolle të klauzolave të armëpushimit.

Megjithatë, zoti Rubalkaba tha se është më i qetë se sa më parë rreth perspektivës së një marrëveshjeje të mundshme për paqe.

XS
SM
MD
LG