Lidhje

Etika e sjelljes në dasmën e princit Uilliam me Kejt Midëllton

  • Zëri Amerikës

Etika e sjelljes në dasmën e princit Uilliam me Kejt Midëllton

Etika e sjelljes në dasmën e princit Uilliam me Kejt Midëllton

Dasma mbretërore britanike e princit William po afrohet dhe përgatitjet tashmë kanë nisur. Etika dhe kodi i sjelljes në këtë dasëm mbretërore janë ndër elementët që duhet të njihen mirë nga të ftuarit. Rregullat e para janë: mos përqafo Mbretëreshën dhe mos lër zilen e celularit hapur në kishë gjatë ceremonisë.

Stafi që po merret me hartimin e rregullores së sjelljes gjatë ditës së dasmës, përqëndrohet në mënyrën e sjelljes me Mbretëreshën, mënyrën e të veshurit e madje dhe mënyrën se si duhet të artikulohet titulli i saj nga të ftuarit.

Zonja e parë amerikane Michele Obama i hodhi dorën në shpinë Mbretëreshës në takimin e saj të parë me të dhe Mbretëresha nga ana e saj u tregua miqësore me këtë veprim, por sipas specialistëve të sjelljes ky element nuk është i lejuar dhe familjar për të ftuarit.

Në rregullat e etikës është dhe mënyra e veshjes si për zonjat ashtu dhe për zotërinjtë e ftuar. Meqënëse të ftuar në dasmën mbretërore do të ketë shumë artistë, njerëz të njohur e të famshëm, duhet që veshja e tyre mos të tejkalojë shkëlqimin dhe sharmin e veshjes së nuses. Duke qenë se të ftuarit janë të rangjeve, pozicioneve dhe fushave të ndryshme, familja mbretërore britanike po përpiqet që t’i ndihmojë ata me mënyrën e sjelljes së duhur për një ngjarje të tillë. Kodet etike të familjes mbretërore janë përcjellë në shekuj, dhe miqtë e të ftuarit në dasmën e princit Uilliam me Kate Midelton duhet të respektojnë kodin etik të mbretërisë britanike.

Dasma mbretërore do të zhvillohet në 29 prill.

XS
SM
MD
LG