Lidhje

Etiopia arreston disa veprimtarë për të parandaluar ndonjë kryengritje

  • Piter Hainlin

Etiopia arreston disa veprimtarë për të parandaluar ndonjë kryengritje

Etiopia arreston disa veprimtarë për të parandaluar ndonjë kryengritje

Etiopia ka ndaluar disa dhjetra aktivistë politikë në atë që veprimtarët e opozitës e quajnë si goditje për të parandaluar një kryengritje popullore si ato të Afrikës së Veriut apo të Lindje së Mesme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Piter Hainlin, na informon nga Adis Adeba se goditja është përqendruar në rajonin politikisht të ndjeshëm Oromia, vendbanimi i më shumë se një të tretës së popullatës së vendit.

Udhëheqësit e opozitës në Oromia thonë se mbi 100 anëtarë të partisë së tyre janë arrestuar gjatë një fushate të policisë federale gjatë dy javëve të fundit. Ata thonë se shumë nga këta të ndaluar janë akuzuar për shkelje të vogla, si për shembull për zënka me fqinjët.

Bekele Gerba, zv/kryetari i Lëvizjes Demokratike Federaliste Oromia thotë se arrestimet kanë ngjalluar frikë mes aktivistëve të opozitës në rajonin më të madh të Etiopisë.

"Çdo kush që flet gjuhën, por nuk i përketë partisë në pushtet dyshohet dhe mund të burgoset në çdo kohë. Ata duan të tregojnë se nëse nuk je me ta dhe mbështet opozitën, ky do të jetë fati juaj i ardhshëm. Kështu do t’ju përplasim në burg. Prandaj njerëzit janë tani të kërcënuar”.

Bekele thotë se grupet e opozitës e shikojnë goditjen si paralajmërim për këdo që shpreson të frymëzojë një lëvizje popullore si ato që përfshinë vende të tjera në rajon.

"Ata janë të shqetësuar për çfarë po ndodh nëpër botë dhe çfarë po ndodh me diktatorët, prandaj ndihen të kërcënuar dhe kanë ndërmarrë arresime në masë dhe kërcënojnë publikisht”.

Zyrtarët rajonalë të Oromias hedhin poshtë çdo motiv politik për arrestimet. Zëdhënësi Mesfin Asefa thotë se qeveria respekton të drejtën e njerëzve për disidencë politike.

"Në vend sundon ligji dhe ndiqet procedura ligjore. Çdo kush që shkel ligjin, apo shpërdoron besimin e publikut do të mbahet përgjegjës. Nëse disa njerëz kryejnë krime, ata do të mbahen përgjegjës për shkeljet e tyre”.

Arrestimet bëhen në një kohë kur zyrtarët e qeverisë janë të shqetësuar nga trazirat në rajon. Kryeministri Meles Zenaui tha këtë muaj se ishte veçanërisht i shqetësuar rreth trazirave politike në Jemen, vetëm 150 kilometra në veri të Etiopisë. Zoti Meles tha se disa nga grupet e opozitës në vend po përpiqeshin të bënin një kryengritje të ngjashme me ato të rajon.

"Ne e dimë se disa parti që veprojnë legalisht në Etiopi, po luten që kjo të ndodhë dhe po planifikojnë të përshpejtojnë zhvillime të tilla. Prandaj ne po i ndjekim këto çështje me kujdes”.

Zëri i Amerikës filloi vitin e kaluar transmetimet në Etiopi pasi Kryeministri Meles autorizoi bllokimin e sinjaleve të valëve të shkurtra. Faqja e internetit VOAnews.com po ashtu është bllokuar për përdoruesit etiopianë.

Zëri i Amerikës është i vetmi transmetim ndërkombëtar në të tri gjuhët e Etiopisë: amarike, oromo dhe tigrinja.

XS
SM
MD
LG