Lidhje

BE, marrëveshje për financat


Shefat evropianë të financave kanë vendosur që nëse bankat e kontinentit dështojnë në të ardhmen, aksionerët, kreditorët dhe depozituesit do të mbajnë peshën e humbjeve dhe jo taksapaguesit.

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian arritën sot një marrëveshje për një plan të ri për shpëtimin e bankave, pasi u dhanë qindra-miliarda dollarë vendeve të zhytura në borxhe gjatë tre viteve të fundit.

Shpesh, paketat e shpëtimit të financuara nga taksapaguesit u përdorën për të mos lejuar bankat të falimentonin. Por para disa muajsh, për herë të parë, pjesë të mëdha të llogarive më të mëdha bankare të Qipros u konfiskuan për të kontribuar në shpëtimin financiar të vendit ishull. Ky shërbeu si precedent për planin e ri evropian.
XS
SM
MD
LG