Lidhje

Tiranë: Delegacioni i PE takohet me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës

  • Armand Mero
  • Tiranë

Tiranë: Delegacioni i PE takohet me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës

Tiranë: Delegacioni i PE takohet me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës

Në Tiranë sot pasdite ka nisur takimi i dytë i Komitetit parlamentar të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit europian i cili po merr në analizë zhvillimet kryesore në vend

Delegacioni i Parlamentatit Europian përbëhet nga 8 deputetë dhe kryesohet nga Eduard Kukan. Takimi ka nisur me situatën politike në vend, ku në fokus ka qenë ngërci ende i pazgjidhur politik. I ngarkuari me punë i delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Brusa ka përsëritur vërejtjet e njohura për pasojat që kjo situatë ka për integrimin e vendit dhe reflektimin e saj në vlerësimet e Brukselit për Shqipërinë.

Tirana pret që javën e ardhshme komisioni të shprehë oppinionin e saj kërkesën për statusin e vendit kandidat dhe nga përfaqësuesit europian është shprehur shqetësim i hapur rreth gjendjes duke nënvizuar se kriteret politike do të kenë një peshë të madhe në vlerësimin e pritshëm. Për Brukselin përgjegjësia është e të dy krahëve të politikës. Dhe në fakt edhe në diskutimet e sotme përfaqësuesit e qeverisë dhe të shumicës nga njëra anë dhe ata të opozitës nga ana tjetër e kanë reflektuar këtë ndarje duke qenë në pozicione të kundërta me njëri tjetrin.

XS
SM
MD
LG