Lidhje

Sequi: Marrja e statusit ndoshta në dhjetor


Në Tiranë ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Ettore Sequi, tha sot se marrja e statusit të vendit kandidat është e mundshme në dhjetor të këtij viti
Ambasadori Sequi i bëri këto komente në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama. Shqipëria ka paraqitur kërkesën e saj për anëtarësim që në vitin 2009, por krizat e përsëritura politike u bënë pengesë që vendi të përparojë. Për tre herë me radhë Brukseli refuzoi dhënien e statusit kandidat. Mënyra me të cilën u zhvilluan zgjedhjet e 23 qershorit duket se ka hapur mundësitë reja për vendin.

Ambasadori Sequi, tha se në qendër të bisedës me zotin Rama kishte qenë pikërisht e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe sfidat e saj përpara. Ai tha se kishte ripërsëritur mbështetjen e Brukselit për avancimin e axhendës europiane të qeverisë së re dhe se kishte diskutuar edhe mbi faktin se qeveria duhet të punojë fort dhe në mënyrë energjike për ta zbatuar atë.
Ambasadori Sequi u shpreh i kënaqur nga sinjalet e lëshuara nga kryeministri i ardhshëm Rama për një frymë gjithëpërfshirëse duke deklaruar se mesa duket fryma e kompromisit do të bëhet një element I ri I politikës shqiptare, theksoi ai.
XS
SM
MD
LG