Lidhje

BE do dërgojë specialistë në Greqi për kontrollin e imigracionit të paligjshëm

  • Zëri Amerikës

Imigrantë iranianë në Greqi

Imigrantë iranianë në Greqi

Bashkimi Evropian do të dërgojë një grup të specializuar rojesh kufitare në Greqi për të kontrolluar imigracionin e paligjshëm që hyn nga Turqia.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Mishel Cerkon i tha Zërit të Amerikës sot se kjo ishte hera e parë që ishte marrë një kërkesë e tillë.

Komisioni Evropian tha se do të dislokojë Ekipet Kufitare të Ndërhyrjes së Shpejtë për të kontrolluar numrin e imigrantëve nga vende të tjera që përpiqen të hyjnë në Greqi përmes Turqisë. Kjo do të jetë edhe hera e parë që do të dislokohen këto ekipe.

Sipas agjencisë Fronteks të BE-së, e cila bashkërendon sigurinë kufitare, 90 për qind e imigrantëve të paligjshëm në Evropë hyjnë përmes Greqisë. Më shumë se 40 mijë persona u kapën duke u përpjekur të hyjnë në Greqi gjatë gjysmës së parë të vitit 2010.

Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së Sesilia Malmstrëm tha se situata po bëhet gjithnjë më shqetësuese dhe se Greqia nuk do të jetë në gjendje ta përballojë atë e vetme.

XS
SM
MD
LG