Lidhje

Bruksel: Takim i nivelit të lartë i BE


Udhëheqësit kanë rënë dakord për një fond prej 150 miliardë dollarësh për të stimuluar rritjen në ekonomitë më të dobëta të bllokut.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, të mbledhur në Bruksel, kanë rënë dakord për një fond prej 150 miliardë dollarësh për të stimuluar rritjen në ekonomitë më të dobëta të bllokut.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rampui, njoftoi të ashtuquajturin “pakt të rritjes”, i cili u kundërshtua nga Italia dhe Spanja.

Të dy vendet thanë se kostoja e huamarrjes është shumë e lartë dhe ata mbështesin masa në afat të shkurtër për të ulur presionin ndaj tregjeve. Diskutimet do të vazhdojnë edhe sot.

Roma dhe Madridi, si ekonomitë e treta dhe katërta e eurozonës, kanë pëjetuar ditët e fundit ngritjen e interesave të huave të tyre gati në 7 përqind. Ky është një kufi në të cilin ekonomitë më të vogla të eurozonës, si Greqia, Irlanda dhe Portugalia, u detyruan të siguronin paketa ndërkombëtare të shpëtimit financiar në dy vjetët e fundit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel këtë javë i quajti eurobondet “ekonomikisht të gabuara dhe jo produktive ". Por ministri Wolfgang Schaeuble sinjalizoi se Gjermania mund të ndryshojë qëndrimin e saj opozitar.
XS
SM
MD
LG