Lidhje

BE dënon ashpër deklaratën e presidentit serb për Srebrenicën


EU Foreign Policy Chief Catherine Ashton, 08 Nov 2010

EU Foreign Policy Chief Catherine Ashton, 08 Nov 2010

Tomislav Nikoliç kishte thënë se masakra e vitit 1995 ndaj mijëra burrave dhe djemve myslimanë, nuk ishte gjenocid

Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë komentet e bëra nga presidenti i ri i Serbisë se masakra e vitit 1995 ndaj mijëra burrave dhe djemve myslimanë, në qytetin lindor të Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë, nuk ishte një gjenocid.

Një zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton dënoi deklaratën e presidentit Tomislav, duke thënë se masakra në Srebrenicë ishte gjenocid dhe se Bashkimi Evropian kundërshton fuqimisht çdo synim për të rishkruar historinë.

Zoti Nikoliç tha në një intervistë për një televizion të Malit të Zi, të premten, se vrasja e rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë ishte një krim lufte i kryer nga disa serbë, të cilët duhet të gjenden dhe të nxirren para drejtësisë. Por ai tha se nuk kishte gjenocid.

Presidenti, i cili kishte bërë betimin një ditë më parë, tha gjithashtu se ai nuk ka në plan të vizitojë Srebrenicën dhe të dënojë krimin, sepse një gjë të tillë e kishte bërë tashmë paraardhësi i tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG