Lidhje

Udhëheqësit e BE-së debat për imigracionin


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian debatuan deri në orët e mëngjesit të së premtes, për ndarjen e përgjegjësive për krizën e migrantëve nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.

Udhëheqësit e BE debatuan për 7 orë në se duhet t’i marrin në vendet e tyre 40 mijë emigrantë nga Siria dhe Eritrea, që aktualisht ndodhen në Greqi dhe Itali dhe rreth 20 mijë të tjerë që ndodhen jashtë BE-së.

Më në fund ata ranë dakord për një ndarje vullnetare të 60 mijë mijë emigrantëve gjatë dy viteve të ardhshme. Ministrat e rendit duhet të përfundojnë hollësitë e marrëveshjes në korrik.

Kancelarja Merkel tha se kriza e migrantëve është sfida më e madhe me të cilën është ndeshur Evropa gjatë kohës që ajo ka qënë në detyrë.

XS
SM
MD
LG