Lidhje

Udhëheqësit e BE-së, takim për imigracionin


Udhëheqësit e Bashkimit Europian po takohen në Bruksel për të diskutuar mbi një marrëveshje imigracioni me Turqinë. Disa vëzhgues besojnë se mund të jetë e vështirë për BE-në që të finalizojë një marrëveshje për politikat e imigracionit, ngaqë brenda grupit ekzistojnë mendime të ndryshme për këtë çështje:

"Ne i bëjmë thirrje vendeve anëtare të mos e harrojnë përkushtimin e tyre për të sistemuar një numër më të madh njerëzish nga Turqia. Për çdo derë të mbyllur ndaj emigracionit të parregullt duhet të ketë një dritare të hapur për të ofruar një kalim të sigurtë.”

Në kushtet kur në Greqi kanë ngecur mijëra emigrantë dhe pritet që të ketë edhe shumë të tjerë në muajt e ardhshëm, blloku prej 28 vendesh po përballet me një presion në rritje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme dhe për të dalë me një plan për trajtimin e imigrantëve gjatë takimit dy-ditor në Bruksel.

"Ne shpresojmë se europianët do të bashkohet për gjetjen e një mekanizmi kolektiv dhe të përbashkët , i cili të ndihmojë në lehtësimin e vuajtjeve të refugjatëve”.

Sipas projektmarrëveshjes së arritur me Turqinë në fillim të muajit, Ankaraja do të tërhiqte të gjithë imigrantët pa dokumente që kalojnë nga Turqia për në Greqi.

Si përgjigje, Bashkimi Europian do të përshpejtonte bisedimet e anëtarësimit me Turqinë, të cilat kanë ngecur prej një kohe të gjatë dhe do të ofronte udhëtim pa viza për qytetarët turq, duke u siguruar që ata të përmbushin një sërë kushtesh.

Disa vëzhgues besojnë se mund të jetë e vështirë për BE-në që të finalizojë një marrëveshje për polikat të imigracionit, sepse disa shtete anëtare i kanë rezistuar politikave liberale, duke i lejuar imigrantët të lëvizin lirisht nëpër Europë.

XS
SM
MD
LG