Lidhje

40 milionë dollarë Italisë për krizën e refugjatëve


Bashkimi Evropian do t’i japë Italisë 40 milionë dollarë shtesë, si ndihmë për krizën e refugjatëve, pas aksidentit të javës së kaluar, ku humbën jetën të paktën 275 emigrantë.

Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e bëri sot të njohur ndihmën e re gjatë vizitës në ishullin italian të Lampeduzës. Zhytësit janë ende duke gjetur trupa pas fundosjes së anijes me rreth 500 emigrantë afrikanë pranë ishullit. Vetëm 155 vetë mundën të shpëtohen.

Një grup i vogël aktivistësh shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj zotit Barroso, kur ai arriti në Lampeduza. Banorët e ishullit prej kohësh ankohen se marrin pak ndihma për trajtimin e mijëra emigrantëve që hyjnë çdo vit në ishullin e tyre. Lampedusa ndodhet më pranë Afrikës se pjesa tjetër e Italisë, duke e bërë ishullin një destinacion për afrikanët që shpresojnë të fillojnë një jetë të re, më të mirë, në Evropë.
XS
SM
MD
LG