Lidhje

Një delegacion i Kosovës për takime në Bruksel


Kosovo EU

Kosovo EU

Një delegacion i Kosovës ishte sot në Bruksel për seancën e parë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Takimi u kryesua nga shefja e punëve të jashtme të BE-së Federica Mogherini. Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn përfaqësonte Komisionin Evropian ndërsa Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa kryesonte delegacionin e vendit të tij.

Kjo ishte seanca e parë e këtij Këshilli pas përfundimit të bisedimeve të Kosovës me BE-në në korrik 2014 për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi. Ajo shënon një hap në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, që mund t’i sjellë vendit përfitime ekonomike. Kryeministri Mustafa e quajti takimin e sotëm historik.

Palët diskutuan mbi përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe përpjekjet për reforma.

Komisioni Evropian tha se u diskutua edhe mbi marrëveshjen kufitare me Malin e Zi, për të cilën aleatët perëndimorë kanë thënë se është një kusht që Kosova duhet të plotësojë për të patur lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, duke përfshirë udhëtimin pa viza.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG