Lidhje

Në Bruksel po mbahet raundi i ri i bisedimeve Kosovë - Serbi


Kryeminisitri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, filluan takimin e parë pas gati pesë muajsh në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve

Në takimin që filloi në orët e vona të pasitës së të mërkurës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, që po ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, palët do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash dhe rrugën përpara në bisedime.

Takimi i së mërkurës ndodhë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve më 25 gusht të vitit të kaluar për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që coi në një krizë të rëndë politike në Kosovë.

Opozita bllokoi punën e parlamentit dhe u hodh në protesta edhe në rrugë për të kundërshtuar mërrveshjen që u jep më shumë autonomi serbëve në veriun e Kosovës.

Ajo i kërkon qeverisë dorëheqjen në dritën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila vlerësoi në dhjetor të vitit të kaluar se marrëveshja për asociacionin nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Qeveria i ka bërë thirrje opozitës për dialog politik ndërsa është zotuar se do të zbatojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në procesin e mëtejmë të hartimit të dokumenteve mbi asociacionin.

Opozita ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndëpriten më pas për shkak të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme parlamentare në Serbi, që pritet të mbahen në muajin prill.

Ato zgjedhje dhe situata aktuale në Kosovë, mund të zgjasin periudhën e "heshtjes" se bisedimeve.

Të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, bisedimet ndërmjet të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmejt tyre, i siguruan Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, që u nënshkrua në tetor të vitit të kaluar ndërsa javën që lamë pas u miratua nga Parlamenti Evropian.

Ato i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, kapitujt e parë të të cilave u hapën me 14 tetor.

Synimi për integrime evropiane, bëri që Serbia të ulet në tryezën e bisedimeve ndonëse vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës e cila më 17 shkurt shënon përvjetorin e tetë të saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG