Lidhje

Juncker: Fundi i misionit për imigrantët, gabim


Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha sot se ishte një gabim i madh që vitin e kaluar iu dha fund përpjekjes për kërkimin dhe shpëtimin e imigrantëve dhe që Italia u la e vetme për të përballuar koston e misionit.

Zoti Juncker i bëri këto komente para ligjvënësve evropianë në Strasburg.

Operacioni Italian i emergjencës u mbyll në fund të vitit të kaluar. Ai ishte një operacion i kushtueshëm dhe jo popullor në Itali, edhe pse u shpëtuan dhjetra mijëra njerëz nga Deti Mesdhe gjatë viteve 2013-2014.

Rreth 1 mijë e 700 persona nga Afrika dhe Lindja e Mesme kanë humbur jetën deri tani në ujrat e Mesdheut, në përpjekje për t’i shpëtuar luftës dhe varfërisë në vendet e tyre në kërkim të një jete më të mirë në Europë.

Udhëheqësit e BE-së u zotuan javën e kaluar t’i dyfishojnë pajisjet e nevojshme dhe ta trefishojnë buxhetin e misionit Triton të agjencisë së kufirit evropian në Detin Mesdhe.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG