Lidhje

Ministrat e BE-së diskutojnë planet për migruesit


Vala e migrimeve, më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, po e ndanë kontinentin evropian që është mbërthyer nga grindjet rreth trajtimit të migruesve

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian po takohen të martën për të diskutuar planin kundërthënës të kuotave për shpërndarjen e mbi 100 mijë migruesve midis vendeve anëtare.

Takimi po mbahet pas miratimit të këtij plani nga parlamenti Evropian javën e kaluar. Por, disa vende të Evropës Lindore thonë se nuk do të pajtohen me të.

Të hënën, parlamenti hungarez autorizoi ushtrinë që të përdorë forcë jo vdekjeprurëse kundër migruesve që provojnë të hyjnë në Hungari në rrugë të paligjshme.

Hungaria tashmë e ka mbyllur kufirin e saj me Serbinë me tela gjemborë dhe tani ushtarët hungarez mund të përdorin plumba gome, gaz lotsjellës dhe mjete tjera për të penguar migruesit. Ata mund të kryejnë edhe bastisje shtëpish në kërkim të migruesve të paligjshëm.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, tha në parlament se migruesit “po na mbërthejnë. Ata nuk po trokasin në dyer, por po i hedhin ato mbi kokat tona”.

Parlamenti hungarez autorizoi ushtrinë që të përdorë forcë jo vdekjeprurëse kundër migruesve

Parlamenti hungarez autorizoi ushtrinë që të përdorë forcë jo vdekjeprurëse kundër migruesve

Vendet tjera evropiane po e kritikojnë ashpër reagimin e Hungarisë ndaj krizës së migruesve duke e akuzuar atë për përdorim të dhunës me metoda naziste.

Hungarezët janë të zemëruar me fqinjët e tyre jugor dhe lindor, duke i akuzuar ata se po bëjnë pak për të kontrolluar valën e migruesve që kanë kaluar Mesdheun për të ikur nga lufta dhe varfëria në Siri, Afganistan dhe Afrikë.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen të mërkurën për krizën që është duke e ndarë kontinentin. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian po u bënë thirrje ministrave të tejkalojnë grindjet rreth planeve për rivendosjen e migruesve.

Disa nga shtetet që fillimisht kanë mirëpritur migruesit, si Gjermania dhe Kroacia, tani kanë kufizuar hyrjet duke lënë burra, gra dhe fëmije të bllokuar nën qiellin e hapur pa strehë dhe pa ushqime.

Gjermania propozoi sistemin e kuotave për të 28 vendet e Bashkimit Evropian, por disa nga vendet e Evropës Lindore kundërshtojnë këtë ide.

Ministri i jashtëm polak Grzegorz Schetyna, shkroi në gazetën Politico Europe të hënën se Polonia nuk kundërshton pranimin e refugjatëve, por Bashkimi Evropian duhet të bëjë dallimin ndërmjet refugjatëve të ligjshëm dhe migruesve ekonomik. Ai tha po ashtu që udhëheqësit evropian duhet të merren edhe me shkakun e krizës.

Gati gjysmë milioni migrues kanë arritur në Evropë gjatë këtij viti. Veprimtarët humanitar thonë se mbi 40 për qind janë nga Siria.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, tha se Shtetet e Bashkuara do të rrisin numrin e refugjatëve që do të lejohen të hyjnë në SBA deri në 100 mijë në vit në vitin 2017, nga 70 mijë sa ndodhë aktualisht.

XS
SM
MD
LG