Lidhje

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian


Votuesit në 21 vedne evropiane sot vendosin për përbërjen e Paralmentit të ardhshëm evropian.

Në 7 vende tjera evropiane votime tashmë janë zhvilluar. Parlementi me 751 vende sëthë trupi i vetëm i zgjedhur me votë popullore në Bashkimin Evropian prej 28 vendesh.

Votimet zhvillohte ndërsa një numër i madh evropianësh janë për pakësimin e fuqive të BE-së, për t'i dhënë fund anëtarësimit të vendeit të tyre, apo për mbylljen e grupit. Megjithatë, shumë evropianë mbeten me lidhje të forta me BE-së duke e lidhur anëtarësimin në të me mundësitë ekonomike dhe zhvillimin e vendit të tyre. Rënia ekonomike e Evropës ka ushqyer partitë populiste të të gjitha ngjyrave në të gjithë kontinentin. Por edhe në qoftë se grupet e ekstremit të djathtë e zgjerojnë praninë e tyre në Parlament, ato nuk kanë shanse të kapin shumicën, madje axhendat e tyre nacionaliste mund të bien ndesh me njëra-tjetrën në debatet parlamentare.

Për vite me radhë, BE-ja vazhdoi të zgjerohej duke përfshirë ish-vendet komuniste të Europës Lindore dhe u duk sikur blloku do të bëhej më i fortë. Sot, askush nuk mendon se kjo është e garantuar.
XS
SM
MD
LG