Lidhje

BE, marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave


Vendet e BE-së do të fillojnë të shkëmbejnë të dhënat e pasagjerëve, pas disa vjet diskutimesh, lidhur me përdorimin e tyre nga forcat e sigurisë.

Për këtë çështje u arrin një marrëveshje mes ministrave të brendshëm të organizatës, në përfundim të një takimi mbrëmë në Këshillin e Europës. Marrëveshja e re lejon që të gjitha informacionet për pasagjerët si dhe detajet e fluturimit, t'u bëhen të njohura zyrtarëve të sigurisë të vendeve anëtare.

Pas sulmeve terroriste të Parisit në janar dhe nëntor, qeveria franceze dhe të tjerë kanë ushtruar presion për miratimin e marrëveshjes për çështje sigurie.

XS
SM
MD
LG